Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A nxiti “Berisha” anti-amerikanizëm? Harxhi: Çfarë më thanë miqtë brenda ambasadës së SHBA

schedule22:27 - 30 Shtator, 2021

schedule 22:27 - 30 Shtator, 2021

A ka shqiptarë anti-amerikanë? Kjo ishte tema e emisionit “LOG” në “ABC” mbrëmjen e sotme nisur nga shpallja “non grata” e liderit historik të PD-së, Sali Berisha, por edhe ultimatumit të Amerikës për Lulzim Bashës që ta përjashtonte nga partia që themeloi 30 vite më parë.

Por a mund të jesh anti-amerikan në Shqipëri? Ish-kandidatja për kryetare të PD-së, Edit Harxhi u shpreh se në Shqipëri është shumë e vështirë që të jesh anti-amerikan. “Mendoj që është e vështirë që të jesh anti-amerikan në Shqipëri. Nuk mund të them a ka apo nuk ka. Shqiptarët kanë një arsye shumë të madhe, ose disa për të qenë populli më pro amerikan në Europë” tha ajo.

Por a e nxit përjashtimi i Berishës? “Nuk mund të them. Ka pasur shumë mesazhe në faqen e ambasadës së SHBA-së dhe mediat sociale, të cilat mendoj që për asnjë moment nuk duhet të jenë të tilla. Tani në Shqipëri kemi një fluks të madh të lajmeve që vijnë nga SHBA, që përcillen nga ambasada mes tyre edhe çështja e reformës në drejtësi që kanë investuar mjaftueshëm.

E di që ka një shqetësim të madh kudo për këtë (anti-amerikanizmin). E kam ngritur si shqetësim edhe pranë miqve të mi amerikanë në ambasadën amerikane në Tiranë. Ata e shohin, e pranojnë që ka një…nuk flasin për këtë çështje. Nuk mund të them që e kanë tabu. Shpeshherë ia dedikojnë edhe ndërhyrjes së Rusisë në Ballkan dhe Shqipëri. Dihet ndërhyrja ruse dhe kineze në Shqipëri. Nuk duhet neglizhuar efekti që kanë politika të caktuara në një vend kaq dashamirës si Shqipëria në momente të caktuara” tha Harxhi.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Agim Nesho theksoi se anti-amerikanizmi shfaqet në bazë të dy gjërave. “Anti-amerikanizmi nuk është fenomen që po diskutohet vetëm në Shqipëri. Këtu nuk ka asnjë bazë që populli shqiptar, janë natyralisht të lidhur me Amerikën. Anti-amerikanizmi shfaqet në bazë të dy gjërave; politikave, që është i përkohshëm.

Ka edhe një anti-amerikanizëm, që nuk ka lidhje me Shqipërinë, që është më i thellë që e shikojnë, reflektojnë ndaj kulturës dhe vlerave perëndimore, vende në Lindjen e Mesme dhe vende të caktuara. Në Shqipëri jo vetëm që nuk ka por nuk duhet të ketë anti-amerikanizëm” tha ai. Të ftuarit ranë dakord me faktin që shprehje të vogla të anti-antiamerikanizmit në Shqipëri kanë lëvizur nga njëri krah në tjetrin politik në grimca sa herë nuk kanë qenë në interesin e tyre vendime të caktuara.

Ekonomisti Azmi Stringa kishte një tjetër këndvështrim duke marrë shembull reformën në drejtësi, investim i SHBA-së në vendin tonë. “Njerëzit fillojnë të bëhen anti-amerikanë, kur sistemi dështon t’u shërbejë qytetarëve, sepse shteti ligjor në Shqipëri nuk është i arsyeshëm dhe po krijohet ideja që demokracia nuk e sjell këtë zhvillim” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!