Prindërit kundër turneve, mbledhin firma në shkollat e Tiranës dhe paralajmërojnë bojkot

schedule15:36 - 30 Shtator, 2021

schedule 15:36 - 30 Shtator, 2021

Mësimi me turne dhe orë të reduktuara ka sjellë reagimin e prindërve.  Me qëllim rikthimin e normalitetit në shkolla tek  “Emin Duraku” në Tiranë ata kanë nisur mbledhjen e firmave.

Prindërit ngrenë shqetësimin për mangësitë në formimin e fëmijëve pas tre vitesh mësim të cunguar për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

Këtij problemi i shtohet dhe pamundësia e dërgimit të shumë prindërve për dërguar dhe për ti marrë të vegjlit nga shkolla

Ky peticion do të shpërndahet dhe në shkolla të tjera të Tiranës dhe të hënën do ti dërgohet Ministrisë së Arsimit. Në mungesë të një zgjidhje prindërit paralajmërojnë përshkallëzim të veprimeve të tyre.

Një ditë më parë ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se mësimi me turne dhe orë të shkurtuara është një vendim i përkohshëm  dhe  I rekomanduar nga Komiteti I Ekspertëve të Shëndetësisë.  Por në daljet e tyre publike këta ekspertë  janë shprehur vetëm për zbatim të masave anti Covid./abcnews.al/