Manaj dhe Durmishaj shënojnë në ligat europiane

schedule22:53 - 16 Dhjetor, 2018

schedule 22:53 - 16 Dhjetor, 2018

Rey Manaj dhe Fiorin Durmishaj gjetën rrugën e rrjetës për skuadrat e tyre në Europë. Manaj realizoi në Spanjë, ndërsa Durmishaj në Greqi.

Dy gola dhe një pasim vendimtar ishte bilanci. Disa nga futbollistët shqiptarë u paraqitën shumë mirë në kampionatet e tyre në Europë, konkretisht në Spanjë, Greqi dhe Kroaci. Rey Manaj u kthye te goli pas 3 muajsh, me një rrjetë të rëndësishme për skuadrën e tij, Albacete-n, në kategorinë e dytë spanjolle.

Shqiptari realizoi me penallti, ndërsa Albacete fitoi 2-1 në fushën e Numansias, duke u ngjitur në kuotën 34 pikëve, e duke qenë pretendente për t’u ngjitur në La Liga, qoftë direkt, qoftë me plej of. Gol edhe Fiorin Durmishaj, sulmues që kërkohet nga kombëtara shqiptare. Ai realizoi për Panioniosin në ndeshjen e Superligës greke, të luajtur në fushën e Janinës.

Pavarësisht nga goli i shqiptarit, janjijotët triumfuan 3-1, ndërsa në fushë për vendasit ishte mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila. Myrto Uzuni, ndërkaq, nuk arriti të shënonte këtë herë, në Ligën e Parë të Kroacisë. Sulmuesi berates goditi traun e portës kundërshtare, në barazimin ndaj Goricës. Goditja e tij shërbeu si asist për golin e shënuar nga një shok i tij i skuadrës./abcnews.al