Britani, May kritikon ashpër Blair

schedule22:40 - 16 Dhjetor, 2018

schedule 22:40 - 16 Dhjetor, 2018

Kryeministrja britanike Theresa May kritikoi ashpër fushatën e Tony Blair për mbajtjen e një referendumi për qëndrimin në BE. Sipas saj, ish kryeministri po përpiqet të sabotojë punën e bërë për marrëveshjen e arritur për Brexit.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, për fushatën që po udhëheq lidhur me mbajtjen e një referendumi të ri për mbetjen e vendit në Bashkimin Evropian. Shefja e qeverisë së Londrës argumenton se punon në interes të vendit. May nënvizoi në një kundërpërgjigje se luftoi ashpër për arritjen e marrëveshjes për largimin nga BE-ja.

“Megjithatë, shumë njerëz duan ta sabotojnë këtë proces për shkak të interesave të tyre politike. Udhëtimi i Tony Blair në Bruksel dhe thirrjet për një referendum të dytë janë sabotim të bisedimeve tona dhe fyerje për popullin britanik dhe funksionin që dikur ushtronte Blair”, u shpreh shefja e ekzekutivit.

Megjithëse, kryeministrja May kategorikisht kundërshton idenë e mbajtjes së një referendumi të ri në Britani, mediat raportojnë se ndihmësi i saj David Lidington ka mbajtur një sërë takimesh me grupe që mbështesin rimbajtjen e referendumit për Brexit-in. Ish-kryeministri britanik Blair të premten deklaroi se askush nuk është i kënaqur me marrëveshjen që ka arritur kryeministrja May me krerët e BE-së. “Mendoj se është logjike që njerëzit të pyeten përsëri dhe të përcaktojnë drejtimin e lëvizjes për të ardhmen”, tha Blair./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!