Britney Spears fiton betejën ligjore me të atin

schedule08:02 - 30 Shtator, 2021

schedule 08:02 - 30 Shtator, 2021

Britney Spears ka fituar betejën ligjore me të atin. Gjykata në Los Angeles vendosi të mërkurën në favor të këngëtares, duke pezulluar babain e saj Jamie Spears, nga roli i kujdestarit të pasurisë dhe karrierës së saj. Gjykata vendosi si kujdestar të përkohshëm, kontabilistin John Zabel – i emëruar nga ekipi i këngëtares.

Britney Spears e fotografuar në MTV Video Music Awards 2016 në Nju Jork. Fotografia: Dennis Van Tine/STAR MAX/IPx/AP

Ylli i popit Britney Spears ka jetuar nën mbikëqyrjen e të atit për 13 vite. Për pjesën më të madhe të kohës, të gjitha vendimet në lidhje me çështjet e saj personale, mjekësore dhe financiare janë kontrolluar plotësisht nga babai i saj. Seanca e radhës për të ndërprerë tërësisht kujdestarinë është caktuar në Nëntor.

Britney Spears

Vendimi është një fitore e madhe për yllin, e cila dëshmoi kundër të atit tre muaj më parë, duke pretenduar se i kishte dhënë medikamente kundër vullnetit të saj dhe i kishte mohuar të drejtën për të pasur fëmijë. Sidoqoftë, pas dëshmisë tronditëse së vajzës së tij, Jamie më në fund pranoi t’i jepte fund kujdestarisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!