Në gjendje të rëndë, murgeshat në Greqi marrin medikamentin antiparazitar për të kuruar Covid-19

schedule21:34 - 29 Shtator, 2021

schedule 21:34 - 29 Shtator, 2021

Një rast i rrallë është regjistruar ditën e sotme në Greqi. Mediat në vend raportojnë se një grup murgeshash janë paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e Covid-19.

Sipas raportimeve, në Departamentin e Urgjencës të një spitali të madh në Atikë të mërkurën e kaluar, mjekët u përballën me gjashtë paciente nga një manastir. Ajo që është e re në këtë rast nuk është vatra e koronavirusit në manastir, por fakti se murgeshat kishin ndjekur protokollin e tyre të mjekimit.

Ato kishin marrë një substancë aktive të quajtur ivermectin. Ky është një medikament antiparazitar për të cilin janë kryer studime të kufizuara klinike mbi kundër koronavirusit. Incidenti i lartpërmendur, sipas mediave në vend, përshkruan realitetin e vështirë në spitalet publike.

Javët e fundit, mjekët janë detyruar çdo ditë të “luftojnë” me ata që e mohojnë virusin apo përpiqen të imponojnë kushtet e tyre në shtrimin në spital, duke kërcënuar se në të kundërt do të bëjnë padi. /abcnews.al/