Prej disa kohësh, në mediat rozë po përflitet se ylli i muzikës latine, Maluma është në lidhje dashurie me Kim Kardashian. Mirëpo, 27-vjeçari insiston se janë vetëm miq të mirë.
I pyetur se si kanë lindur këto dyshime tek publiku, Maluma tha: “Nuk e di! Ne kemi kaluar kohë bashkë në shoun e markës ‘Dior’. Atje e kam takuar atë për herë të parë. Në këtë ngjarje jemi shoqëruar edhe me motrën e saj, Kourtney Kardashian. Por, njerëzit thjeshtë filluan të flasin për këtë gjë. Nuk e di pse filluan të spekulojnë se jemi në lidhje, dhe ta pyesin atë për këtë çështje. Ndoshta kjo po ndodhë ngase Kimi është duke u shkurorëzuar, dhe mediave ju pëlqen të spekulojnë për gjëra të këtilla. Por, jo. Ne jemi vetëm miq të mirë. Nuk flasim shpesh por kemi shoqëri mes veti dhe gjithmonë ia dëshirojmë më të mirën njëri-tjetrit”.
Ndërsa ylli i showt televiziv “Keeping Up With the Kardashians”, e cila i ka fëmijët North, Saint, Chicago dhe Psalm, me reperin e njohur Kanye West, i ka pranuar me sportivitet thashethemet e fundit për jetën e saj private dhe qeshi me spekulimet e mediave dhe publikut se është në lidhje romantike me Maluman./abcnews.al