Lava e vullkanit La Palma arrin në oqean, pamje nga shpërthimi

schedule09:20 - 29 Shtator, 2021

schedule 09:20 - 29 Shtator, 2021

Lava nga një vullkan shpërthyes në ishullin spanjoll La Palma ka arritur në Oqeanin Atlantik, duke ngritur frikën e lëshimit të gazrave toksikë dhe shpërthimeve.

Mediat e huaja kanë postuar pamjet nga shpërthimi ku duken retë e avullit të bardhë duke u rritur ndërsa një rrymë e nxehtë kontaktonte me ujin në zonën Playa Nueva.

Ndër të tjera rrezikohet që një gjë e tillë të shkaktojë një reaksion kimik që përfshin klorin, i cili mund të irritojë lëkurën dhe sytë dhe të ndikojë në frymëmarrje.

Ndërkohë deri më tani si pasojë e shpërthimit të vullkanit Cumbre Vieja në Ishujt Kanarie shpërtheu më 19 shtator, janë shkatërruar qindra shtëpi.

Rreth 6 mijë njerëz janë evakuuar, pasi lava po përfshiu shtëpitë, shkollat dhe disa plantacione me banane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!