Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka prezantuar së fundmi forumin e ri brenda PD-së, të quajtur “Iniciativa Demokratike”, iDE. Qëllimi i nismës së re, sipas Kadillit është për një Shqipëri të mirë dhe konkurruese. Të pranishëm gjatë prezantimit të nismës së re ishin dhe Ivi Kasi, Artan Hoxha, Enno Bozdo, Arben Ristani dhe të tjerë.
Krijimi i këtij forumi vjen në një kohë kur situata brenda PD-së shfaqet e tensionuar, që pas përjashtimit të liderit historik Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat. Mesa duket momentalisht PD është ndarë në disa grupe. Që kryesohen nga Kryetari aktual Lulzim Basha, ish lideri i PD-së, Sali Berisha dhe një grupim tjetër që kryesohet nga ish kandidati për kryesinë e PD-së Fatbardh Kadilli.
Gjendja e PD tani
Konkretisht grupi i Bashës përbëhet nga: Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi, Kryetari i Grupit Parlamentar Alfred Rushaj, nënkryetari i Kuvendit Enkeljed Alibeaj, Grida Duma dhe Jordia Tabaku nënkryetare të Partisë. Ervin Salianjin, Agron Gjekmarkaj etj.
Grupi i Ish-kryetari Berisha: Ka kryetar të grupit parlamentar apo anëtarë të kryesisë në PD, si Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Isuf Celaj, Luan Baci, Bujar Leskaj, Gent Strazimir. Së fundmi përflitet për një lëvizje të Oerd Bylykbashit por edhen nuk e ka vendosur përfundimisht pozicionimin e tij.
Ndërkohë në grupin e ish-kandidatit për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli janë pjesë Ivi Kaso, Endo Bozdo, Arben Ristani, Artan Hoxha etjer.
Për sa i përket Agron Shehaj i cili edhe ky kandidoi për kreun e PD-së duket se nuk është afruar asnjë nga radhët e demokratëve. /abcnews.al/