Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, teksa ndodhet në Shqipëri presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se objektivi i tyre është që të sjellin investime.
Von der Leyen nënvizoi se janë të fokusuar në rimëkëmbjen nga pandemia dhe fuqizimin e ekonomisë.
“E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Ne jemi miq dhe jemi edhe partnerë. E di që ka qenë një rrugë e gjatë. Konferencën e parë ndërqeveritare duhet ta bëjmë. Është borxhi që ju kemi të rinjve. Tirana u zgjodh edhe qyteti i rinisë i vitit 2022. Është rinia jonë. Jo vetëm me shkolla, por edhe me bashkëpunimin tonë për këto përparësi të përbashkëta që kemi. Fillimisht është rimëkëmbja nga pandemia, por edhe fuqizimin e ekonomisë. Për vaksinimet këtu skuadra Europë do të vazhdojë të qëndrojë krah jush. Kemi pasur një fillim të vështirë në fillim, jemi të ndërgjegjshëm për këtë. E dimë që vaksinat shpëtojnë jetë. Është vaksinimi që na duhet sepse do të na ndihmojë të tejkalojmë pandeminë. Kjo është një çështje që e dëgjojmë, besimi është shumë i rëndësishëm. Edhe ne mund t’ju ndihmojmë që të rikrijojmë këtë besim dhe financimi i BE mund të përdoret për këtë besim.
Shqipëria është bërë pjesë e platformës së BE për certifikatën Covid. Më lejoni t’ju përgëzoj. Ky është një hap i madh. Sa i përket rimëkëmbjes kemi investuar në mënyrë të konsiderueshme. Shqipëria ka marrë 230 milion euro që t’ju ndihmojmë me rimëkëmbjen e ekonomisë. Tani sytë duhet ti hedhim drejt së ardhmes. Pra investime që do të bëjë të mundur një rimëkëmbje që zgjat në vite. Të rinjtë meritojnë një të ardhme më të mirë. Ata kanë nevojë për vende pune që janë të mirëpaguara. Ky është plani ynë për BP dhe kemi vënë në tryezë 9 miliard euro. ju jeni ata që bëni propozime për projekte cilësore dhe solide që të arrijmë të sjellim edhe më shumë se 20 miliard euro të tjera investime. Ne do të propozojmë edhe një shtesë prej 600 milion eurosh për këtë vit.
Po punojmë me njëri-tjetrin. Për të krijuar vende pune dhe për të lidhur rajonin. Për Shqipërinë do të bëjmë të mundur lidhjen e hekurudhës, Tiranë-Durrës me Podgoricës. Gjithashtu do të rehabilitojmë edhe Fierzën,” tha ajo.
Presidentja e KE theksoi se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Ajo theksoi se është bërë progres me reformat, por duhet të vazhdohet të ecet përpara si detyra të rëndësishme për të nisur procesin e hapjes së negociatave.
“E ardhmja e Shqipërisë do të jetë në BE dhe nuk ka pikë dyshimi. Duhet te cete përpara me negociatat sa më shpejt të jetë e mundur. Që të fillojmë bisedimet për anëtarësim e kemi diskutuar dhe po punojmë. Dua shumë që ky proces të ecë përpara dhe të kemi mundësi të fillojmë përpara fundit të vitit.
Rajoni ka nevojë për bashkëpunim dhe pajtim. Rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësuese. Thelbësore të ulet ky tension dhe të ketë dialog. Edhe BE u ndërtua mbi bazën e dialogut në fillimet e veta. Ky është një proces i gjatë, i cili sjell një të ardhme me paqe dhe begati. Dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për ecurinë në Reformën në Drejtësi. Gjithë këtë punë që është bërë dua tju përgëzoj dhe për ecurinë në luftën kundër krimit të organizuar, ka qenë sukses i madh. Konsolidimi i këtij historiku është vendimtar dhe unë mirëpres punë të vazhdueshme në këtë drejtim,” u shpreh presidentja e KE. g.v/abcnews.al