Ky është Saimir Hoxha, efektivi i policisë, i cili u vra sot në Ishull-Lezhë, teksa ishte në krye të detyrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vainit në Lezhë, ku efektivi është qëlluar gjatë një kontrolli në terren për parandalimin për kultivimin e lëndëve narkotike.
Policia ka bërë me dije se 44-vjeçari është qëlluar me armë dhe fillimisht ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Tashmë po punohet për kapjen e autorit.
Në vendin e ngjarjes në ndihmë të policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. g.v/abcnews.al