Një 43-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bardhok Frroku është dënuar me 16 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje nga Gjykata e Pukës.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë. /abcnews.al