Bardhezinjtë përballë Sampdorias arritën fitoren e dytë radhazi në kampionat. Një sukses që nuk fsheh vështirësitë e këtij fillim-sezoni: mbrojtja është shumë larg asaj të ciklit të parë të Allegrit dhe nuk paraqitej kaq keq pas 6 javësh, prej më shumë se 30 vitesh.
Janë tashmë 20 ndeshje që Juventusi pëson gol. Skuadra ka dhënë shenja jete, por mbeten edhe disa probleme për t’u zgjidhur. Veçanërisht në fazën difensive, ku nuk është më ajo mbrojtje solide që fitoi 9 tituj kampion rresht.
Me 2 golat e pësuar përballë Sampdorias, shkoi në 10 numri i golave të pësuar në 6 takime të luajtura në kampionat. Duhet të kthehemi në vitin 1988/89 për të parë një ecuri më të keqe të prapavijës bardhezi në Seria A, në atë kohë pas 6 javësh ishin pësuar 11 gola.
Juventusi pëson gol në Serie A prej 20 takimesh radhazi. Vetëm një herë në historinë e saj, “Zonja e vjetër” ka rregjistruar një seri më të gjatë, në vitin 1955 ku pësoi të paktën një gol për 21 ndeshje radhazi.
Herën e parë Allegri që trajnoi Juventusin, porta ishte gjithmonë e blinduar. Në kampionatin e tij të fundit në krye të bardhezinjve, Juventusi e mbylli kampionatin me 30 gola të pësuar. /abcnews.al