Emisioni Vetting:
Shqipëria ka një strategji të turizmit 2019-2023 por specialistët thonë se është e dështuar. Ata sugjerojnë që këto dokumente dhe ligje e kanë të vështirë të aplikohen ne terren dhe kërkojnë që gjerat të jenë me konkrete nga ana e qeverisë.
Kreu i unionit urbanistik Rrahman Kasa dhe drejtoi i Turizmit në bashkinë Shkodër kërkojnë nga qeveria që këto strategji të jenë konkrete dhe vetëm të shkruhen në dhjetra e dhjetra faqe , për të mbetur në sirtaret e institucioneve.
“Ajo që unë insistoj është që te jetë diçka më e përmbledhur, më konkrete sesa më shumë volum i shkuar ne letër . ne kemi praktika të vendeve përreth që ecin shumë mirë në ketë drejtim , të cilat ne duhet ti përfshijmë në këtë strategji, duhet ti implementojmë por gjithçka varet nga vullneti.”
“Ka qëndruar vetëm në linja strategjike . Institucionet lokale e kanë të vështirë të gjejnë në këtë dokument linjat guidë në punën e tyre pasi është ndalur thjeshtë në koncepte strategjike dhe nuk jep orientimin e duhur për mënyrën se si do të operohet në drejtim të zhvillimit të turizmit.” tha Gentian Mema drejtori i Turizmit në bashkinë Shkodër. /abcnews.al/