Mediat në Beograd i kanë kushtuar rëndësi takimit të kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Albin Kurtit sot në Prishtinë. B92 shkruan se Rama sulmoi Serbinë nga kryeqyteti i Kosovës, duke thënë se serbët u mundën në fushën e betejës.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmoi Serbinë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë. Ai akuzoi Serbinë se “po bën manovra teatrale në veri të Kosovës,” shkruan media serbe.
“Ai veprimet e serbëve në veri i quajti manovra teatrale, ndërsa përmendi gjithashtu se e ashtuquajtura qeveri. Kosova pagoi energjinë elektrike për serbët në veri.”
Më tej, media serbe shkruan se Rama tha se Kosova ka plotësisht të drejtë për reciprocitetin e targave me Serbinë, por gjithashtu se dialogu është zgjidhja e vetme për këtë çështje. g.v/abcnews.al