E ftuar në “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori, ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Edit Harxhi. Një diskutim mbi protestën e studentëve, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD ditën e nesërme dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Harxhi tregoi se e mbështeste protestën e studentëve dhe ndryshimet nga protesta e dhjetorit të parë.
“Unë jam vetë studente e dhjetorit të parë dhe ndjej natyrisht një ngjashmëri shumë të madhe dhe ndihem e emocionuar me këtë që kanë bërë studentët. Mendoj se këta kanë më shumë arsye se ne për tu ngritur, sepse ne atëhere nuk e dinim se çfarë ishte demokracia.”
E pyetur nga gazetarja Milori ajo tha se, sipas saj, protesta nuk do të përçahet.
“Mendoj që ka pasur momente, ka pasur tentativa për ta përçarë këtë protestë, por mendoj se kjo është më shumë se sa një protestë studentësh, kjo është një revoltë. Ata i dhanë të ditur politikanëve që nuk janë thjesht një kope, nuk janë thjesht dele dhe nuk pranojnë anatemime të atij lloji. Për këtë arsye mendoj që kjo protestë do të vazhdojë fuqishëm.”
Harxhi gjithashtu tregoi dhe për kuvendin e prishtshëm të ditës së nesërme të Partisë Demokratike.
“Unë do të jem nesër sepse jam anëtare e Këshillit Kombëtar. Unë nuk flas për partinë time, unë po flas veçanërisht për kryetarin e partisë time sepse ia atribuoj gjithë këto mangësi dhe gjithë këtë situatë kaq të rëndë në PD.”
Harxhi rrëfeu nëse zërat e jashtëm do të kenë në fuqi të marrin në dorë PD-në.
“Nëse ne do të reagonim në mënyrë të përbashkët atëhere do të thotë se ne do të shkonim drejt një formcaioni të ri politik. Secili prej nesh ka shprehur qartë që dëshiron të qëndrojë pjesë e Partisë Demokratike. Lufta do të vazhdojë të bëhet brenda PD. Nuk është Rama një kryeministër i fortë, por është opozita e dobët.”
Gjithashtu Harxhi tregoi dhe mendimin e saj për krijmin e ushtrisë së Kosovës dhe për deklaratat e Kryeminsitrit Rama për bashkim.
“Do të ishte mirë që sa më parë të mblidhej ushtria e Kosovës, mendoj se kjo është dita më e rëndësishme e Kosovës që nga pavarësisa. Tani mendoj se Kosova është plotësisht e pavarur. Kjo lëvizje është bërë kryesisht nga z.Haradinaj. Mendoj që deklaratat Rama duhet ti bëjë nga zyra e tij e jo të denigrohet Prishtina nëpërmjet Tiranës. Sot ne flasim për një ndarje reale të Kosovës. Nuk është kosova vendi i përshtatshëm për të bërë deklarata të këtij lloji.”/abcnews.al