Nga Leontina Nika
Arti gjithnjë flet me gjuhë universale. Violinistja e re, por e talentuar Laura Llozi është pjesë e orkestrës Ballkanike . Këta artistë të rinj promovojnë vlerat e gjalla muzikore të kësaj zone në vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës. Artistja e talentuar, e cila cilësohet nga kritika si një yll në ngjitje është e lumtur që rikthehet nga Vjena ku studion për koncert në Tiranë.
Violinistja, ka zgjedhur që të interpretoj solo shoqëruar nga orkestra një pjesë të kompozitores shqiptare Lejla Agollit.
Turi koncertor pas Tiranës vazhdon edhe në vende të tjera të rajonit
Laura Llozi rrjedh nga familje artistësh ajo është vajza e sopranos së njohur shqiptare Eva Golemi dhe violinistit Arben Llozi. Ajo ka performuar në koncerte të shumta në Itali, Francë, Gjermani, Austri, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Portugali, Holandë dhe Bullgari./abcnews.al