Një 59-vjeçar, banues në fshatin Sterbeg në Kryevidh të Kavajës ka ndërruar jetën pasditen e sotme në luftë me flakët. Viktima është me inicialet R. P.
Sipas policisë së Kavajës rreth orës 14:50 ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij.
59-vjeçari duke parë që flakët po përhapeshin me shpejtësi tentoi të shuajë zjarrin me mjete rrethanore, por është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./ Abcnews.al