Rritja e ekonomisë së vendit pritet të ngadalësohet dy vitet e ardhshme, sipas Bankes Botërore. Në parashikimet e bëra të ditura nga raporti i rregullt ekonomik për Ballkanin faktor për uljen e ritmit, duket henddeku që lë tek investimet e huaja përfundimi i dy projekteve të mëdha.
Të pyetur nga gazetarët për pikëpyetjet e projektit 1 miliard euro, përfaqësuesit e Bankes Botërore theksuan se duhet vlerësuar nëse projektet janë efektive për ekonominë dhe Ministria e Financave duhet të forcojë kontrollin e këtyre projekteve.
Banka Botërore paralajmëron njëkohësisht se ulja e taksave për disa biznese turizmi mund të rrisë informalitetin. Më e vlefshme sipas ekspertëve të Bankës është përmirësimi klimës së biznesit.
Ekspertët e Bankës Botërore rekomandojnë taksa të thjeshtuara e transparente, nivele të njëjta taksash dhe nivele taksash më pak të ndryshueshme në kohë.
Në raportin ku përfshihen 6 vende të Ballkanit Perëndimor, vlerësohet rimëkëmbja e punësimit, duke iu afruar nivelit të para krizës financiare. Dy vitet e ardhshme rajoni pritet të rritet mesatarisht 3.3 dhe 3.6%. rritja e ekonomisë shqiptare ndërkohe parashikohet 3.3% në 2018-ën dhe 3.5% në vitin 2019./abcnews.al
https://youtu.be/jM8lt6l7jTM