Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tirana “frenato” edhe ndaj Kastriotit, “thatësirë” e plotë në Teuta-Dinamo

schedule15:40 - 25 Shtator, 2021

schedule 15:40 - 25 Shtator, 2021

Tirana është ndalur sërish, këtë herë ndaj Kastriotit, në barazim 1-1 në stadiumin e Kamzës. Krutanët shënuan të parët e më pas bardheblutë barazuan, por nuk përmbysën dot.

Në minutën e 24-t Michael Ngoo dha një pasim të shkëlqyer për Xhixhën, i cili përballë portierit humbi mundësinë e artë për të shënuar, duke e dërguar topin disa centimetra jashtë kuadratit.

Nëse nuk shënon, do pësosh dhe ligji i pashkruar shkoi në dëm të Tiranës. Hoxhallari në rënie e sipër preku topin më dorë dhe gjyqtari, pa pasur nevojën për konsultim në VAR, akordoi penallti.

Protesta nga Tirana, por pa efekt. Penalltinë e mori përsipër Karakaçi, i cili u ndal fillimisht nga portieri Bekaj, por më pas topi iu kthye në vendin e duhur dhe shënoi me kokë në të 41-tën.

Pas golit të pasuar Tirana tentoi akoma më shumë dhe shtyu para. Me nisjen e pjesës së dytë skuadra e Shehit gjeti barazimin. Në të 49-tën Taulant Seferi devijoi në rrjetë krosin e Ismajlgecit nga këndi dhe tundi rrjetën.

Pas golit Tirana e kërkoi me shumë ngulm përmbysjen, por Kastrioti rezistoi dhe i mori një pikë bardhebluve, që ndalen sërish, pas barazimit me Egnatian në javën e shkuar.

NDESHJA TJETËR – Teuta dhe Dinamo janë ndalur sot në barazim pa gola në “Arena Egnatia”, pas një ndeshje shumë të luftuar, por pa shënjestër.

Që në minutën e 5-të Dinamo rrezikoi të shënonte, por Sofranac u ndal shumë bukur nga Pano Qirko, në super formë edhe ditën e sotme. Në të 25-tën rasti ishte për Teutën.

Giorgiev kishte shansin të shënonte, por goditja e tij shkon pak centimetra nga shtylla e Harizajt. Pas katër minutash durrsakët kishin një tjetër mundësi, por gabuan sërish, me Kallakun, që bëri gjithçka mirë, por në fund goditi shtyllën.

Në minutën e 57 Dinamo mund të shënonte me Sofranac, por mbrojtësi nuk e devijoi dot drejt rrjetës krosin e Ibraimit. Në minutat e mbetura Teuta ishte më kërkuese dhe u hodh e gjitha në sulm, por golat munguan dhe barazimi 0-0 “ngriu” deri në fund. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!