Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulime tronditëse në dokumentarin e ri, Britney Spears përgjohej fshehurazi nga babai i saj

schedule09:33 - 25 Shtator, 2021

schedule 09:33 - 25 Shtator, 2021

Megjithëse kujdestaria e Britney Spears po shkon drejt fundit, detajet që po dalin në dritë kanë tronditur publikun. Babai i saj, Jamie Spears dhe kompania e sigurisë që ai punësoi për ta mbrojtur atë, kishin një mekanizëm mbikëqyrës intensiv që monitoronte komunikimet e saj dhe regjistronte fshehurazi dhomën e saj të gjumit, duke përfshirë ndërveprimet dhe bisedat me të dashurin e saj.

Alex Vlasov, një ish-punonjës i kompanisë së sigurisë, ka hedhur më shumë dritë mbi mënyrën se si monitorohej dhe menaxhohej çdo aspekt tjetër i jetës së këngëtares për 13 vite. Deklaratat e tij janë pjesë e dokumentarit të ri të New York Times “Controlling Britney Spears”, i cili u publikua të Premten.  Ai mbështet akuzat e tij me e-mail, mesazhe me tekst dhe regjistrime në të cilat ai kishte qasje gjatë nëntë viteve si drejtues i sigurisë kibernetike në Black Box.



Vlasov tha se operacioni i pamëshirshëm i mbikëqyrjes kishte ndihmuar disa kujdestarë – më së shumti babain e saj, James Spears – të merrnin nën kontroll pothuajse çdo aspekt të jetës së saj. Ai shtoi se dhe bisedat me miqtë, nënën dhe ish-avokatin Samuel D. Ingham III do të monitoroheshin. “Telefoni i saj dhe bisedat private u përdorën aq shpesh për ta kontrolluar atë. Nuk dukej sikur ajo po trajtohej si një qenie njerëzore.“, thotë ai.

Britney Spears's father hired security firm to monitor singer's calls and  texts, reveals new documentary - The Economic Times

Regjistrimi i bisedave private dhe monitorimi i mesazheve me tekst pa pëlqimin e të dyja palëve mund të jetë një shkelje e ligjit në Shtetet e Bashkuara. Duke iu përgjigjur pyetjeve nga Times, avokati i babait të yllit të muzikës pop që ishte në mesin e viteve ’90 tha: “Të gjitha veprimet e tij ishin brenda parametrave të fuqisë që i ishte caktuar nga gjykata. Veprimet e tij u bënë me dijeninë dhe pëlqimin e Britney, avokatit të saj të caktuar nga gjykata.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!