Gjykata në favor të banorëve: “JO” ujësjellës të ri në Sinec

schedule23:42 - 24 Shtator, 2021

schedule 23:42 - 24 Shtator, 2021

Pas shumë protestash dhe denoncimesh në SPAK, banorët e Sinecit kanë fituar një tjetër betejë ligjore kundër bashkisë Kuçovë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Gjykata administrative e Vlorës, ku bashkia Kuçovë është paditur për dhënie të paligjshme të lejes së ndërtimit për ujësjellësin e ri nga kompania Salillari, konfirmon akuzat e ngritura nga banorët e fshatit Lumas. Palët janë njohur në seancë me akt ekspertimin teknik të inxhinierëve, të kontraktuar nga kjo gjykatë.

Akt-ekspertimi teknik hedh poshtë të gjitha pretendimet e bashkisë Kuçovë në lidhje me nevojat për ujë të pijshëm të fshatrave të Lumasit, pasi ato furnizohen me ujë nga 4 ujësjellësa. “Nga inspektimi në terren identifikojmë se fshatrat Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Sheqez, Vodëz, kishin rrjet dhe puse nëntokësore të furnizimit me ujë”.

Edhe pretendimet e bashkisë Kuçovë se fshatrat e Lumasit kanë mungesë uji të pijshëm, kanë marrë përgjigje në këtë akt-ekpertim teknik. “Fshati Lumas garantonte me ujë nëpërmjet rrjetit publik (dy puseve) buzë lumit dhe nëpërmjet ujësjellësit me ujëmarrje nga burimi i Sinecit. Teknikisht referuar skemës së furnizimit me ujë, fshati Lumas është ndarë në dy skema të ndryshme ujësjellësi, të quajtura Lumas qendër dhe Lumas 1”.

Gjithashtu konfirmohet se ndërtimet e kryera nga firma Salillari por edhe ato të parashikuara në projekt prekin zonën buferike dhe atë të mbrojtur të Kanionit tê Sinecit. Pas dorëzimit të këtij akt-ekspertimi, më 1 tetor pritet vendimi nga Gjykata Administrative./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!