Trajneri i Atalantës Gian Piero Gasperini ka folur para ndeshjes me Interin. Ai shprehet se skuadra e tij do të kërkojë të vërë në vështirësi zikaltërit me lojën e tyre, teksa i ka thurur elozhe Berat Gjimshitit.
NDRYSHIMET TE INTERI – “Lukaku ishte një pikë referimi. Punonin më pak për nxjerrjen e topit sepse me të dilnin menjëherë në sulm”.
MURIEL – “Shpresojmë që të jetë gati për në ndeshjen e Champions-it dhe të ulet në pankinë. Ka punuar pak, por ende nuk mund të luajë. Problem tjetër kemi me Pessinën. Shpresoj të rikuperohet, por vështirë”.
INTERI – “Interi ka bërë shumë gola nga goditjet e dënimit, por nuk mund t’ia heqim këtë cilësi. Ne duhet t’i limitojmë dhe me lojën tonë t’i vëmë në vështirësi. Në të kundërt rrezikojmë të pësojmë. Futbolli ka ndryshuar shumë sepse edhe skuadrat me pak emër tani luajnë në sulm dhe të hapin probleme”.
KRAHËT – “Me Crotonen dhe Genoan kam luajtur me 4 mbrojtës. Mund ta bëj sërish. Por çdo ndeshje ka historinë e saj. Zappacosta luajti mirë ndaj Salernitanës”.
MBROJTJA – “Kemi shumë mënyra. Nëse luajmë me katër ka lojtarë që përshtaten shumë shpejt. Gjimshiti dhe Toloi kanë kapacitet superior, por edhe Palomino me Demiralin”.
ZAPATA PRANË INTERIT NË VERË – “Janë situata që ndodhin në merkato. Por Duvan është një djalosh i shkëlqyer. Jemi profesionistë dhe e dimë që në merkato mund të ketë thashetheme. Ai është i lidhur me këtë skuadër. Të gjithë e kemi parë impenjimin e tij në këtë fillim kampionati”. /abcnews.al