Premiera e baleti “Annonciaton” dhe “La Stravaganza” krijuara nga koreografi me famë botërore Angelin Prelocaj rikthejnë spektatorin pas 5 vitesh në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, tashmë të rikonstruktuar.
Prelocaj me shfaqjen në “Annonciaton” sjell një temë totalisht të pa prekur në artin koreografik. Bashkëjetesa e çuditshme e pranimit dhe rebelimit, përplasja e hapësirës dhe kohës.
Asistent-koreografja Natalio Nadich shpreh vlerësime për trupën shqiptare.
“Ka qenë kënaqësi të punosh me këtë trup, e cila ka një formim klasik , e cila është përshtatur mjaft mirë me konceptin kontemporan. Pjesa trajton muret e brendshme të individit dhe rebelimin përballë shoqërisë. Dualizmi vjen i përkthyer mjaft mirë më gjuhën e trupit. Balerinat pasqyrojnë përplasjet e mendimeve të kundërta, rebelimet e gjitha vjen me lëvizje të shkathëta e gjendje psikologjike.”
Ndërkohë që “La Stravaganza” pasqyron nga njëra anë Lindja me kulturën e saj të lashtë dhe nga ana tjetër Amerika. Historia e së shkuarës e cila rikthehet si një bumerang. Njerëz të dalë nga balta që sjellin diçka të re. Spektatori kësaj here do të shijoj shfaqjen në një sallë komode , [për të cilën do të paguaj edhe dyfishin e cmimit, biletat 1000 mijë lekshe janë bërë 2000 lekë dhe 500 në 1000. /abcnews.al/