Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Franca dhe Gjermania nominojnë Tedros Adhanom për një tjetër mandat në krye të OBSH-së

schedule15:38 - 24 Shtator, 2021

schedule 15:38 - 24 Shtator, 2021

Gjermania dhe Franca kanë bërë të ditur se bashkë me vende të tjera të Bashkimit Evropian kanë nominuar Tedros Adhanom Ghebreyesus për një mandat të dytë si kreu i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kjo është edhe hera e parë që një kandidat për vendin kryesor në agjencinë e shëndetësisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk nominohet nga vendi i tij i lindjes. Tedros ka qenë në qendër të vëmendjes globale për mënyrën sesi organizata që ai drejton është duke iu përgjigjur pandemisë së koronavirusit në 19 muajt e fundit.

Zgjedhjet për drejtuesin e radhës të OBSH, që do të jetë në krye të organizatës për 5 vitet e ardhshme, do të mbahen në mbledhjen e radhës vjetore të asamblesë në maj. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!