SPAK dhe BKH kanë zbarkuar në Agjensinë Kombëtare të Kadastrën në Vlorë. Burimet brenda institucionit sqarojnë se po hetohen dhe sekuestrohen disa dosje kryesisht në territorin e Bashkisë së Himarës, në bregdet.
Me interes për oficerër e SPAK ishin dhe dosjet e dyshuara të pronësisë të ish Prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.
Këtë të premte në institucion është bërë edhe prezantimi i drejtorit të ri, Reinard Meta. Meta është emëruar pas depozitimit të dorëheqjes nga Klodian Troci. Troci drejtoi institucionin për 9 muaj.
Dorëheqja e Trocit, ka pasur si motivacion arsye familjare ndërsa dorëheqjet kanë nisur në disa prej institucioneve të Vlorës, pas largimit të Gjiknurit si drejtues politik. Një ditë më parë, dorëheqjen ka depozituar edhe Afrim Qendro nga posti i zv/ kryetarit të bashkisë Vlorës./abcnews.al