Prej pasditesh të djeshme, në media po bën xhiro sherri mes mes “mbretit” të Instagramit, Kozak Braçi me një tjetër personazh të njohur, si Fabio Dushku. Familjarët e Kozak njoftuan policinë duke pretenduar për një pengmarrje ndaj tij.
LEXO EDHE: Kërcënim dhe rrëmbim, si nisi sherri për një fjalë goje mes Kozakut dhe Fabio Dushkut
Pas fyerjeve në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim. Më tej, Dushku ka dërguar disa miq të tij, të cilët e kanë rrëmbyer dhe e kanë futur me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut.
Të dy personazhet janë të njohur në rrjetet sociale duke patur miq të përbashkët persona të famshëm të skenës. Një prej tyre është reperi i famshëm “Stresi”, i cili ka njohje si me grupin e Fabio Dushkut ashtu edhe me Kozakun.
Pikërisht, ka ardhur edhe reagimi nga reperi, i cili përmes një video live në Instagram, teksa bisedon me mikun e tij Aleks Visha, thotë se i ka ardhur shumë keq të ofendosh familjen në publik.
Sipas Stresit, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja
“Tani i njohim të dyja palët, Fabion e kam vëlla e di gjithë Shqipëria. Nuk e hedh poshtë sot e një mijë vjet. Edhe Kozin e njohim, më ka ardh shumë keq për të, realisht tani që po folim, po tani ca me bo. S’kemi ç’bëjmë. Vëllai a e mban mend kur thosha unë që është shumë keq me tu shajt në publikë familja. Neve na ka ndodh krejt artistave realisht. Është gjëja më e rëndë që mundet t’i ndodh dikujt. Mirëpo, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja. Unë jam munduar me e shujt me çdo kusht këtë punë, edhe para 10 ditësh në Sarandë, por është diçka që është e kot”, tha reperi./abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=J1l3vyOrSl4&ab_channel=ClashVideos