Analisti Artur Zheji deklaroi në “Log.” në ABC se për herë të parë Lulzim Basha ka vënë në peshore Partinë Demokratike dhe Sali Berishën duke zgjedhur partinë. Zheji u shpreh se doktori duhet të jepte dorëheqjen që të mos i bëjë barrë partisë.
“Po të isha socialist do të isha shumë i lumtur sot. Nuk është një tradhti është një shtrëngesë dhe emocionet e përjetojnë si tradhti, Ndoshta tani Berisha do kërkonte nga Lulzim Basha që ai të ulte kokën dhe të largohej.
Për herë të parë Lulzim Basha vuri në peshore PD dhe Berishën dhe zgjodhi partinë. Më në fund tregoi personalitetin që duhet të tregojë një lider. Doktori duhet ta bënte vetë. Të jepte dorëheqjen nga grupi parlamentar që të mos i jepte partisë barrën. Por që të mos ndodhte kjo çarje. Loja është e hapur. Drama është e thellë”, deklaroi Zheji.
Ai shtoi se Basha ka qenë në presion të vazhdueshëm nga SHBA dhe në dijeni për këtë ka qenë edhe vetë Berisha.
“Më duket se me dashje apo pa dashje po harrohet një moment shumë thelbësor. Blinken e demunizoi doktorin për një korrupsion të rëndë. Nuk ka dhënë prova por nuk është në praktikën e DASH të japë prova. Ai mund të bënte një tërheqje.
Kjo e bëri Lulzim Bashën të marrë vendimin ndaj Berishës. Ka qenë një presion që e kanë ndarë një kohë të gjatë me njëri tjetrin dhe në një moment të caktuar ka ardhur puna deri aty sa nuk mund të vazhdonte më. Edhe doktori ka thënë që ai ka pasur kërcënime por duhet ta përballonte”, tha Zheji. m.v/abcnews.al