Pastori i mirënjohur Akil Pano ishte i ftuar në studion e ‘Abc e Pasdites’ së bashku me partneren e tij Lindita Pano, në prag të 27 vjetorit të martesës së tyre. Duke diskutuar mbi faza të ndryshme të bashkëjetesës, çifti Pano ndali pak në vitet e para të krijimit të familjes. Teksa shihnin disa foto të vjetra, Lindita rikujtoi vështirësitë ekonomike. Sipas saj, kushtet ishin në mungesë por për ta mjaftonin dashuria dhe fëmijët.
“Kujtojmë shpesh, edhe dje kur po kalonim me çunin te zona e bllokut. Është një vend që konsumonim sufllaqe, dhe kujtuam kur merrni sufllaqe dhe bënim një piknik nga liqeni. Kemi qenë të lumtur, edhe me aq pak kemi qenë të lumtur. Një top, një sufllaqe dhe ne të katërt, kaq na mjaftonte.” – rikujtoi me nostalgji bashkëshortja e pastorit.
Ndërkohë vetë pastori shtoi: “Ne nuk kishim asgjë dhe fakti që kishin njëri tjetrin, kishim gjithçka.” Vetëm disa ditë larg përvjetorit të tyre të 27, Akil Pano shprehu se dashuria mbizotëronte dhe ishte e fortë që në fillim. Teksa thumbohej nga moderator Ermal Peçi, se 27 vite janë shumë dhe ndonjëherë konsumohet marrëdhënia, pastori me humor ju përgjigj: “Trendi i beqarisë është që rritje miku im, kështu që ti…” Batutë që u prit me humor nga moderatori.
Në rrugëtimin pas në kohë, Akili dhe e shoqja u ndalën edhe në ditën e dasmës. Sipas tyre, mundësitë ishin minimale dhe me ato kushte që kishin arritën të siguronin një fustan nuserie dhe një fotograf. “Unë akoma e kujtoj, duken sikur janë 27 ditë. Ka qenë e vështirë, është marrë me qira. Ka qenë Miss-i i parë shqiptar, dhe e kam marrë ndër fustanet e para të ardhura në Shqipëri.” – shprehu Lindita Pano. /abcnews.al