I dënuar për trafik narkotikësh në Itali, kapet 42 vjeçari doganier në Durrës

schedule09:08 - 23 Shtator, 2021

schedule 09:08 - 23 Shtator, 2021

Një 42 vjeçar me detyrë doganier është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shtetasi Julian Mandija i dënuar me 7 vite burg për trafik droge në Itali është arrestuar këtë të enjte në vendin e tij të punës, në momentin që po ushtronte detyrën te sektori i kontrollit të kontenierëve.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” .

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!