Monolog nga Erion Kristo: Mos u ankoni për Yllin Polar, kur vlerësoni më shumë një gomar

schedule22:48 - 22 Shtator, 2021

schedule 22:48 - 22 Shtator, 2021

Monolog nga Erion Kristo

Rendi demokratik është rendi i etikës. Etika merret me kuptimin e jetës. Etikë do të thotë nevojë për rregulla. Parimi themelor i etikës është: mos e ceno tjetrin. Ta jetosh jetën në mënyrë të denjë, ky është një problem etik.

Pa një bazë etike, shoqëria përçudnohet në një diktaturë të pak njerëzve mbi shumicën. Ne sot kemi nevojë për autoritete morale, për institucione të moralshme. Ne po investojmë vetëm në infrastrukturën rrugore, kanalizimet e shumë të tjera, ndërkohë që na ka dalë nga binarët infrastruktura morale.

Shohim politikanë, edukatorë, biznesmenë. Morali publik është i shkatërruar. Ne themi nga mëngjesi në darkë, të luftojmë korrupsionin, dhe harrojmë se këto janë pjella të mungesës së moralit. Ndaj, lind nevoja e infrastrukturës etike, që kërkon standarde të larta sjelljeje. Mos u ankoni për Yll Polar, kur ju me shume vlerësoni një gomar.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!