ARRSH rihap tenderin për Lotin e parë të Unazës se Madhe

schedule12:53 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 12:53 - 13 Dhjetor, 2018

ARRSH rihapi sot procedurat për tenderin e Lotit të parë te Unazës së Madhe në Tiranë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur sot procedurat e garës “Për rehabilitimin e segmentit rrugor nga mbikalimi tek Pallati me Shigjeta deri tek rrethrrotullimi Shqiponja”.

Sipas kontratës së ARRSH-së, afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje në këtë tender përfundon në datën 14 Janar. Ndërsa fondi limit është mbi 2 miliardë e 240 milionë lekë. ARRSH zgjidhi në mënyrë të njëanshme kontratën me fituesin e mëparshëm të tenderit për këtë segment të Unazës së Madhe, DH Albania & Biba X.

Kompania “DH Albania” rezultoi një kompani fantazmë, që u paraqit për të marrë pjesë në tenderin me një fond 18.8 milionë euro me dokumentacion të falsifikuar në SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!