Greqia vijon të ketë një numër të qëndrueshëm të rasteve ditore të të infektuarve me Covid.
Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 2 329 raste të reja dhe 26 persona kanë humbur jetën.
Ndërkaq mësohet se 333 pacientë ndodhen në spital në gjendje të intubuar.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve është 638,921 të infektuar mes të cilëve 51% janë burra, ndërsa viktimat janë 14 575 persona./abcnews.al