Për të dytën ditë radhazi, studentët kanë vijuar të qëndrojnë pa ndërprerje para ministrisë së arsimit e kryeministrisë. Përsërisin se nuk janë të përçarë, pasi kërkesat i kanë të njëjta. E enjtja do i gjejë bashkë në protestë para sallës së seancave plenare.
Njëlloj si një ditë më parë, protesta e studentëve ka vijuar edhe pasdite, një grup para ministrisë së arsimit e një tjetër para kryeministrisë. Studentët insistojnë se nuk janë të përcarë, por protesta e tyre po zhvillohet para dy institucioneve të ndryshme, ndërsa kërkesat i bashkojnë.
“Nuk kemi pse dialogojmë 8 kërkesat janë bazike, cfarë do dialogosh? Ne duam kushte në konvikte, çfarë do ofrojë Kryeministri gjysmë kushte? Ato është mirë që të bëhen”.
Ato 8 pika dhe çështja e bibliotekave në momentin që do e firmosë me VKM ne do t’i japim kohën e nevojshme.
Tashmë duket se kanë marrë masat edhe për të përballuar qëndrimin me orar të zgjatur. Me batanije e të veshur mirë për të sfiduar temperaturat e ulëta të dhjetorit.
“Deri tani jemi duke qëndruar por do bisedojmë me grupet nëse do qëndrojmë gjatë natës. Jemi në diskutime të hapura midis nesh”.
Janë më të paktë në numër, por duket se kanë ruajtur energjinë për të mos u tërhequr nga kërkesat e tyre.
“Nuk bëjmë asnjë negociatë për 8 kërkesat tona, i duam të 8 të plotësuara”.
E enjtja do i gjejë të bashkuar. Në ditën e 9-të të protestës, do protestojnë para Kuvendit që mblidhet në seancë plenare. Nuk janë të qartë se si do veprojnë por përsërisin se nuk do ulen për të dialoguar me kryeministrin, kërkesat që i quajnë bazike. /abcnews.al