Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pranga vjedhësve të bankave”/ Hita: Ndërhyrja e policisë në protestë është e ligjshme

schedule16:09 - 15 Tetor, 2026

schedule 16:09 - 15 Tetor, 2026

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar për protestat e dhunshme, duke deklaruar se mbi 70 efektivë policie kanë mbetur të plagosur.

Gjatë një konference për mediat, ai theksoi se ndërhyrja e policisë është kryer në përputhje me ligjin dhe standardet përkatëse. Hita u shpreh se protesta nuk përfaqëson studentët dhe bëri thirrje për distancim nga dhuna, ndërsa konfirmoi arrestime për akuza që lidhen me vjedhje bankash.

Ai paralajmëroi se policia do të vijojë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës, nëse aktet e dhunës vazhdojnë.



“Funksionaliteti i dhunës ka qenë në përputhje me të gjitha ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe standardet që ne kemi. Janë mbi 70 policë të plagosur, çka tregon qartë se atje ka pasur një dhunë. Sa u takon të gjithë organizatorëve në protestë, dihet shumë mirë që ajo nuk është një protestë e studentëve.

Ne duhet të distancohemi nga dhuna dhe nuk duhet që të jemi pjesë e saj. Deri në këto momente, sa u takon edhe veprimtarive të vjedhjeve të bankave, janë arrestuar persona për këto akuza. Vazhdon puna për identifikimin e këtyre personave. Edhe sot në drekë u dëmtua një institucion financiar. Nëse kjo dhunë vazhdon me këto përmasa, do të vazhdojnë me forcën e ligjit dhe të vëmë përpara të gjithëve”, tha Hita.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!