Një nga talentet më premtues në mesfushë, Guardiola do në skuadër Bissouman

schedule18:43 - 21 Shtator, 2021

schedule 18:43 - 21 Shtator, 2021

Brighton është një nga surprizat e këtij fillim sezoni në Premier League dhe Yves Bissouma një nga ekpsponentët më të vlefshëm të skuadrës. Mesfushori prej kohësh ka qenë një lojtarët që pritej të largohej dhe ditën e sotme klubi nuk ka arritur dot ta bindë që të rinovojë kontratën.

Sipas asaj që theksohet nga Anglia, Manchester City do të bëjë gjithçka për të provuar të mbyllë nënshkrimin me lojtarin nga Bregu i Fildishtë. Guardiola dëshiron më shumë muskuj në qendër të fushës dhe afrikani është një nga opsionet më të dëshiruara.

Arsenali dhe Liverpooli do të jenë rivalët kryesorë të “citizens” për të marrë lojtarin, kështu një garë e ashpër pritet verën e ardhshme.

Bissouma përfundon kontratën e tij me Brighton në qershor 2023 dhe nësi ai nuk rinovon para verës, largimi i tij do të jetë i pashmangshëm. Sidoqoftë, Las Gaviotas nuk janë të gatshëm t’i bëjnë gjërat e lehta dhe vlerësojnë të futen në bisedime për minimum 40 milion euro. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!