Reciprociteti me Serbinë, ish-ministri i Bujqësisë ndërron targat në pikë-kalimin kufitar Merdarë

schedule13:54 - 21 Shtator, 2021

schedule 13:54 - 21 Shtator, 2021

Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo është parë sot në pikë-kalimin kufitar Merdarë duke ndërruar targat e automjetit. Ashtu si qytetarë të tjerë, pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjet e targave, edhe ish-ministri është detyruar të ndërrojë targat.

Rikallo ishte ministër nga radhët e komunitetit serb në kohën e Qeverisë Haradinaj.

Ai u shkarkua në shkurt të 2019, pas ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2019. Kujtojmë se pas pesë ditëve të skadimit të marrëveshjes, të hënën me 20 shtator,  forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinjë -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin.

Dhe sipas kësaj automjetet me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës. /abcnews.al/