Ndër studentët protestues, ka dhe prej atyre që janë proceduar nga policia për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Njëri prejt tyre, që ishte njoftuar me këtë procedim përmes internetit, foli për ABC News.
Edhe pse në distancë vazhdojnë të jenë të bashkuar studentët në ditën e tetë të protestës.
Studenti 1: “Ne mendojmë se kërkesat janë minimale, tani është thënë dhe stërthënë. Nuk mendojmë se ka nevojë për dialog për këtë kërkesa dhe gjtihashtu ne duam të bëjmë të qartë që ne këtë ndarjen tonë nuk duam të konssiderojmë si përçarje. Është thënë edhe dje nag ata që kanë kaluar natën këtu, nuk është përçarje, është mënyra që ne këmi vendosur të përshkallëzojmë protestën tonë.”
Të martën premtuan përshkallëzim nëse nuk merrnin përgjigjen që donin nga kryeministri Edi Rama. Një ditë më pas lëvizja e vetme që u vu re ishte tubimi në dy institucione të ndryshme, në Ministrinë e Arsimit, por edhe përpara kryeministrisë, godinë të cilën studentët ishin munduar ta shmangnin kur përshkonin rrugën. Megjithatë deklaratat e tyre nuk kanë ndryshuar. E po kështu mendojnë edhe studentët përpara ministrisë së Arsimit.
Studenti 2: “Kudo që të protestosh, nga Vermoshi në Konispol, në kemi të njëjtën kauzë dhe kauza jonë është plotësimi i atyre 8 kërkesave që kemi propozuar.”
Megjithatë në ditën e tetë të protestës ka edhe nga ata që e shohin si mundësi dialogun e shumëkërkuar nga kryeministri.
Studenti 3: “Mendoj që kjo do të jetë akoma më e fuqishme, në këtë lloj forme.”
Studenti 4: “Duan që të na plotësohen kushtet. Kemi bojkotuar mësimin sepse duam të na plotëshohen kushtet. Dialogun nuk e përjashtojmë, por zgjidhjen do ta gjejmë. Ne po përpiqemi në këtë shesh duke ndarë mendime bashkë, nga mëngjesi deri në darkë të arrijmë në një mendim të gjithë bashkë.”
Por pavarësisht mendimeve personale thonë se do ti nënshtrohen qëndrimit të shumicës.
Studenti 5: “Siç po duket protesta është ndarë për momentin sepse disa janë tek Kryeministria, shpresojmë që të vazhdojë derisa të arrijmë qëllimet tona.”
Studenti 6: “Në qoftë se do të ishin disa kërkesa absurde ose të larta nga ana jonë, atëhere mund të dialogoheshim që të arrinim në një marrëveshje midis studentëve dhe qeverisë. Por duke qenë se kërkesat janë minimale çfarë do të dialogojmë?”
Studenti 7: “Në qoftë se ai dëshiron të dialogojë, mund të vijë këtu në shehs para të gjithëve meqë janë të gjithë të mbledhur, nuk ka përse të shkojë një grup aty.”
Janë studentë nga të gjitha fakultetet. Secili shpreh mangësitë për auditoret e dhe procësin mësimor që ndjekin. Me kaskën e verdhë në kokë midis tyre qëndron edhe një student i gjeologji minierave.Ai i kërkon drejtëpërdrejtë kryeministrit të mbajë fjalën e dhënë.
Studenti 8: “Arsyeja është që nuk jam thjeshtë student për të dhënë kërkesa dhe të drejtat e mia por jam edhe student i Fakultetit të Gjeologji-Minierave, ku ka një problem shtesë përtej problemeve të çdo fakulteti tjetër, e cila është mungesa e godinës. Ne e zhvillojmë mësimin në një godinë e cila ka që në vitin 2014 që administohet nga Ministria e Drejtësisë.”
Por ka edhe nga që ndërsa i bashkoheshin studentëve të tjerë, zbuluan rastësisht se ishin dërguar për procedim penal.
Studenti 9: “Deri më tani nuk kam marrë anjë shkresë zyrtare por edhe sikur të vijë shkresa zyrtare është qesharake për vetë faktin se nuk qëndrojnë asnjë nga akuzat e përmendura aty, por nuk ka asnjë shkresë zyrtare. I referohet vetëm atyre që kam lexuar nëpër media. Shumë media kanë shpërndarë të njëjtin lajm dhe faktikisht u habita”.
Në një njoftim të pa detajuar 25 persona ishin proceduar penalisht, arsyet nuk i ka të qarta ky student.
“Të gjithë 25 personat e listuar aty përmenden si prishës të rendit dhe qetësisë, bllokim të trafikut, hedhje të objekteve drejt ministrisë, për të cilat nuk ka asnjë provë.”
As procedimi e as thirrjet për të lënë rrugë e për tu ulur përballë kryeministrit, nuk i bindin këta të rinj të tërhiqen nga plotësimi i kërkesave për të cilat protesojnë prej 8 ditësh edhe në kryeqytet./abcnews.al