Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Benzema tjetër nivel këtë sezon, vetëm Messi ka bërë më mirë në këtë shekull

schedule19:57 - 20 Shtator, 2021

schedule 19:57 - 20 Shtator, 2021

Benzema po vazhdon formën e jashtëzakonshme të tij në këtë fillim të kampionatit. Francezi me këto numra të ‘frikshëm’ në këtë edicion të ri të La Ligas ka vendosur një rekord, pas të cilit vetëm Messi kishte arritur ta bënte në këtë shekull.

Benzema është lojtari i parë që përfshihet në 11 gola pas pesë xhirove të para në kampionatin e La Ligas në shekullin 21, duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar pesë asiste.

Në moshën 33-vjeçare, francezi është në një formë shumë të mirë duke qenë vendimtar për Real Madridin. Sulmuesi francez ka lënë pas edhe Erling Haaland te Dortumnd dhe Robert Leëandoëski te Bayern Munchen.

Ylli norvegjez është përfshirë në 10 gola me verdhezinjtë deri më tani ndërsa polaku ka shënuar 7 gola në këtë sezon. Benzema  me 6 realizime dhe Vinicius me 5 udhëheqin garën  për golashënuesin më të mirë këtë sezon të La Ligas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!