Aurela Gaçe ka paralajmëruar prej kohësh albumin e saj më të ri. Por ditën e sotme, artistja zbuloi dhe një ndër surprizat e këtij projekti madhor. Këngëtarja ka bashkëpunuar me Stinen për të sjellë një këngë shumë të rëndësishme për të.
Ky projekt do të rikthejë në skenë dhe Dr. Florin dhe do të përmbajë materiale të regjistruara para se artisti të ndërronte jetë. “PO VJEN… S. F. L. Një nga këngët e shumta që po punoj për albumin e ri”, shkroi Aurela krahas postimit në Instagram. /abcnews.al