Tifozi futet në fushë për të sulmuar gjyqtarin

schedule20:41 - 19 Shtator, 2021

schedule 20:41 - 19 Shtator, 2021

Ulpiana arriti fitoren e parë në Superligën e Kosovës, teksa mposhti Gjilanin me rezultatin 2-3 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të.

Një takim që i pati të gjitha, golat, tensionin si dhe situatat e pakëndshme. Momente tensioni në stolin e Gjilanit, ishte momenti kur u ndëshkua me të kuq Agim Maliqi, ndihmësi i Ismet Munishit. Më pas, Santos përsëriti penalltinë, ku edhe shënoi, duke ngritur shifrat në 1-2.

Pas golit të Santos, tifozeria vendase nuk u përmbajt dhe një prej tyre u fut në stadium duke tentuar ta sulmojë gjyqtarin e ndeshjes, Lirim Jasharin. Ndërhyrja e Policisë ishte e shpejtë dhe u shmang përplasja fizike mes tyre.