Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Formohet KLP, kush janë 6 anëtarët prokurorë?

schedule23:09 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 23:09 - 11 Dhjetor, 2018

Ne një proces që zgjati 10 orë në total, prokurorët e Shqipërisë zgjodhën të martën 6 përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ata u zgjodhën nga Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve, nga votat e 295 prokurorëve, në një mbledhje e kryesuar nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Arta Marku: “Sot i hapet rrugë krijimit të SPAK dhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me mandat, u tregojmë të gjithëve se e kemi seriozisht dhe reformën në drejtësi nuk e kemi vetëm në letër, por po e jetësojmë atë”.

Rëndësia e kësaj dite, që i dha jetë një prej institucioneve më të rëndësishme në kuadër të Reformës në drejtësi, u theksua nga diplomatët e huaj dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Shqipëri të pranishëm në mbledhje.

Leyla Moses-Ones, E ngarkuara me punë në detyrë në ambasadën e SHBA në Tiranë: “Kjo është koha juaj për të votuar. Koha juaj për të bërë histori për Shqipërinë dhe për botën. Koha juaj për t’i dhënë popullit shqiptar sistemin e drejtësisë që meriton dhe që kërkon”.

Luigi Soreca, Ambasador i BE në Tiranë: “Unë nuk mund të lë pa nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së ditës së sotme për fuqizimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri’.

Procesi i votimit u parapri nga shpalosja e platformave të çdo kandidati.

Përveç zgjatjes në kohë, procesi rrodhi krejtësisht i qetë dhe pa asnjë debat, apo kundërshti nga ndonjë prej të pranishmëve.

Për 6 përfaqësuesit prokurorë në në KLP kandiduan 10 vetë, të cilët kaluan më herët me sukses filtrate e vettingut. Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri, fitoi përballë kolegës së tij Anila Leka, për anëtarin nga Prokuroria e Përgjithshme në KLP.

Prokurorët Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi, përkatësisht nga Apeli i Krimeve të Rënda dhe Apeli i Shkodrës, u konfirmuan me votat e kolegëve, por pa garës, pasi ishin dy kandidatë për dy pozicione të përcaktuara për prokurorët e Apelit. Gara më e fortë ishte mes 6 prokurorëve të Shkallës së Parë për 3 vende në KLP. Votat e kolegëve i dhanë fitore prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, Prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari dhe Prokurorit të Elbasanit, Besnik Cani. Ata fituan përballë Dritan Prençit, Vate Stakës dhe Besnik Muçit.

Pasi arritën të bëhen pjesë e KLP tre triumfuesit u panë të nxitonin për të shpërndarë lajmin e fitores.

Ky proces kompletoi 11 anëtarët e Këshullit të Lartë të Prokurorisë, pasi 5 anëtarët jo prokurorë janë zgjedhur me herët.

Pas konstituimit, ky këshill do të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me mandate dhe të ndërmarrë hapa për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, të njohur si SPAK. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!