A i njihte ylli i Chelsea hajdutët e tij?

schedule08:22 - 19 Shtator, 2021

schedule 08:22 - 19 Shtator, 2021

Ishte e gjitha një punë e brendshme?

Shtëpia e yllit të Anglisë, Reece James u grabi të martën në mbrëmje kur ai luante me Chelsea në Ligën e Kampionëve kundeër Zenit të Shën Petersburgut. Ndër të tjera i vodhën atij edhe medaljen e Champions.

Tani ka detaje të reja tronditëse!

Gazeta angleze SUN pohon se ka mësuar se mbrojtësi i Chelsea i njihte pesë hajdutët.

Dëshmitë tregojnë se hajdutët e dinin saktësisht se ku ishin dhe ku të kërkonin gjëra të vlefshme. Për më tepër, makina e arratisjes ishte parkuar në një vend të verbër, ku nuk kapej nga kamerat.

James kishte një siguri të madhe para rezidencës së tij prej 2.5 milion pundësh në një periferi të Londrës. Pikërisht nga frika e një grabitje, u ndërtua një mur i ri dhe u vendos një portë e re çeliku. r.t/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!