VIDEO/ Memelli: Kam rezerva për golin e Partizanit, këto ndeshje na japin besim në vete

schedule19:03 - 18 Shtator, 2021

schedule 19:03 - 18 Shtator, 2021

Pas humbjes me Tiranën, Skënderbeu tregoi sot se është një skuadër shumë e fortë dhe do ua bëjë të vështirë të gjithëve. Sot korçarët morën barazim 1-1 ndaj Partizanit. Pas ndeshjes foli strategu i bardhekuqve, Migen Memelli.

“Jam i kënaqur, ishim përgatitur. Kishim si objektiv ta vazhdonim lojën tonë siç e lamë vjet dhe sot kemi bërë një super ndeshje. Në Tiranë humbëm diçka, por kemi treguar se jemi një skuadër që lufton fort ndaj ço kundërshtari dhe kthehemi në lojë sapo pësojmë.

Na ‘akuzojnë’ sikur mbrojmë, por nuk mendoj kështu. Partizani ka investuar shumë, por ne kemi ruajtur grupin dhe kjo ndonjëherë është shumë më e rëndësishme. Pikënisja e skuadrës është ndeshja e radhës. Unë shoh vetëm ndeshjen e radhës.

Jam nxehur në dy momente. Junior shkon te tifozët dhe ndëshkohet, e kundërta me Stenion, që bëri të njëjtën gjë. Kam dy lojtarë të dëmtuar, një frakturë në hundë dhe tjetri goditje në sy dhe nuk kishte ndëshkim. Kam rezervat e mia për penalltinë sepse Cara ka rënë dy-tre hapa pasi pretendohet se është penguar.

Pas kontaktit ai vazhdon vrapimin, bën udhëheqjen e dytë dhe pastaj bie. Kur lojtari pengohet dhe nuk bie, vlerësohet avantazh loje. Këmba e Carës është mes këmbëve të Marës dhe ai e tërheq këmbën lart. Gjithsesi kjo është subjektive. Nuk dua të them se nuk ishte, por kisha rezervat e mia për rastin.

Ne vazhduam të luftojmë dhe bëmë mirë. Kur ndeshemi kështu ndaj një skuadre të investuar shumë si Partizani, edhe lojtarët fitojnë besim. Partizani sulmon me shumë forca dhe kur topi vjen në zonë është e vështirë të kthehesh në lojë, por do ambientohemi me kalimin e kohës”, tha Memelli. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!