Protesta e studentëve: Rruga për një Shqipëri më të mirë kalon nga universiteti

schedule19:59 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 19:59 - 11 Dhjetor, 2018

Të ftuar në “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori, ishi studentët egjeologji-minierave. U zhvillua një diskutim mbi protestën e studentëve dhe çfarë do të ndodhë në hapa të mëtejshëm.

Të pyetur se si do të jetë vazhdimi i protestës dhe pse u ndanë në grupime ata u shprehën se secili ka mendime të ndryshmë për të por idealet mbeten të njëjta.

“Protesta u mblodh në mënyrë spontane me ane të një VKM-je. Protestuesit nuk kanë pasur drejtues apo përfaqësues.”

“Pas deklarates nga kryeministri, studentet kishin mendime të ndryshme. Këto ndarje të vogla të studeve ishin për vendin dhe jo për idealet. Frika është gjithmonë konstante. Prap e riktheksoj që janë idealet që na mbajnë bashkë të gjithëve. Ata që e kanë zgjedhur ta kalojnë natën tek kryeministria i solidarizohem”.

“Jemi shumë studentë me pikëpamje të ndryshme prandaj ka dhe ndarje. Zëri jonë dëgjohet vetëm para ministrisë së arsimit.”

Gjithashtu ata diskutuan dhe arsyet se përse nuk ulen të dialogojnë me kryeministrin Rama.

“Nuk është e vështirë, ai e ka të vështirë të flasë me ne. Ne nuk i besojmë fjalëve pa i parë me vepra dhe dokumenta.”

“Përderisa i ka premtuar pse nuk i plotëson. Për çfarë do të dialogojë kur e ke shumë të qartë se çfarë kërkohet. Këto janë gjëra bazike që kërkojmë për universitetin.”

Studentët treguan se çfarë do të ndodhen nëse nuk plotësohen 8 pikat e kërkuara.

“Këto janë 8 kërkesa të panegociueshme. Studentët kanë ide të ndryshme. Ka ata që duan të hyjnë në grevë, ka që duan të bllokojnë kryqëzimet, protesta më të dhunshme etj. Por do gjendet një gjuhë tjetër për protesta jo të dhunshme.”

Gjithashtu ata patën dhe një reagim mbi postimin në Tuiter të kreut të qeverisë ku pyeste se kush i përçau dhe nëse gjatë këtyre ditëve kanë ndjerë një presion politik.

“Vetëm partitë autoritare nuk kanë mendime të ndryshme. Ky ishte një perceptim ndryshe i protestës por jo thelbi, plotësimi i 8 pikave.”

“Ka pasur militantë të forumeve rinore PD-LS. Sot protesta ishte tepër masive dhe forumet nuk mundën ta merrnin në kontroll.”

“Ndihet presioni, sipas mendimit tim duan ta përçajnë që ta kalojnë politike që ti marrin meritat në fund një personi që nuk i takon. Prandaj nuk do kemi kryetar.”

“Vërtet jemi të ndarë por të gjithë kemi të njëjtat kërkesa.”

Të pyetur nga gazetarja Milori studentët diskutuan për cilësinë e mësimdhëniës në universitete dhe për pedagogët e korruptuar.

“Ka ndodhur dhe në raste publike. Ka ndodhur në masë. Është detyra e instancave ti dënojë. Ne thjesht mund ta nxjerrim në pah.”

Së fundi ata u treguan dhe për mbështetjen e prindërve dhe marrëdhënien me forcat e policisë në këtë protestë.

“Ne nuk duam të kalojmë në një protestë të dhunshme. Policia ka qenë shumë e mirësjellshme. Nuk ka pasur tension.”

“Rruga për një Shqipëri më të mirë kalon nga universiteti. Prindërit na mbështesin sepse kauza jonë është e vërtetë.”/abcnews.al