Pakti për nëndetëset përplas superfuqitë, Franca tërheq ambasadorët nga SHBA dhe Australia

schedule22:00 - 17 Shtator, 2021

schedule 22:00 - 17 Shtator, 2021

Lëvizja e SHBA-së dhe Britanisë tensionon marrëdhëniet me Francën. Dy ditë pas marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për t’i siguruar teknologji Australisë për të ndërtuar nëndetëse bërthamore ka ardhur reagimi i Francës.

Parisi kaloi në kundërsulm mbrëmjen e së premtes, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian njoftoi se kishte tërhequr ambasadorët nga SHBA dhe Australia, “për konsultime”.

Një vendim i tillë i jashtëzakonshëm justifikohet me seriozitetin e njoftimeve të 15 shtatorit nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara” shpjegoi ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.

Por cila është arsyeja?

Marrëveshja, shkatërroi paktin miliarda dollarë që Franca kishte nënshkruar me Australinë për nëndetëset. Ministri i Jashtëm francez e kishte përshkruar më herët paktin SHBA-Britani-Australi si një “thikë në shpinë“.

Ne jemi në negociata tregtare me Australinë, nuk shoh se si mund t’i besojmë partnerit australian” tha zëvendës ministri për Çështje Evropiane  Clement Beaune një ditë pas shpalljes së marrëveshjes së sigurisë midis Australisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe, që rezultoi në anulimin e kontratës me Francën.

Kjo është një shkelje e madhe e besimit nga ana e Australisë” tha ai. “Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk kanë të bëjnë me naivitetin, qëllimet e mira, por arsyeja, nënshkrimi i një kontrate ka rëndësi. Nëse nuk ka më besim, ne nuk mund të ecim përpara”  tha ai.

Komisioni Evropian ka marrë përsipër që nga viti  2018  të negociojë marrëveshje të tregtisë së lirë me Australinë dhe Zelandën e Re. Franca humbet 50 miliardë dollarë nga anulimi i paktit.

Por çfarë është kjo marrëveshje? 

Kjo është ndoshta marrëveshja më e rëndësishme e sigurisë midis tre kombeve që nga Lufta e Dytë Botërore, thonë analistët. Pakti do të përqendrohet në aftësinë ushtarake, duke e ndarë atë nga aleanca e inteligjencës Five Eyes, e cila gjithashtu përfshinë Zelandën e Re dhe Kanadanë.

Lexo edhe: Shkundet Kina, SHBA dhe Britania e Madhe i ofrojnë Australisë nëndetëse bërthamore

Ndërsa nëndetëset Australiane “copa e madhe”, Aukus do të përfshijë gjithashtu ndarjen e aftësive kibernetike, inteligjencën artificiale, atë kuantike dhe teknologji të tjera nënujore.

Kjo është një mundësi historike për tre kombet, me aleatë dhe partnerë të të njëjtit mendim, për të mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe për të promovuar sigurinë dhe prosperitetin në rajonin Indo-Paqësor”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Lexo edhe: Nëndetëset bërthamore: Cilat superfuqi kanë më shumë?

Drejtuesit nuk iu referuan Kinës drejtpërdrejt, por thanë se sfidat e sigurisë rajonale ishin “rritur ndjeshëm”. /Abcnews.al