Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Universiteti i Shkodrës plotëson tre kërkesat e studentëve

schedule13:31 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 13:31 - 11 Dhjetor, 2018

Tre nga kërkesat e studentëve të Shkodrës janë pranuar nga Universiteti i Shkodrës. Shkresa ishte dërguar disa ditë më parë nga një përfaqësi studentësh. Por pavarësisht se kërkesat e tyre kryesore janë plotësuar, studentët e Shkodrës thonë se ata do të sensibilizohen me studentët në Tiranë. Bëhet fjalë për uljen e notës mesatare nga 9 në 7 për studimet në master dhe doktoraturë si dhe të mundësohet liria e zgjedhjes mes provimit dhe temës së diplomës.

Kërkesa e dytë ka të bëjë me rimbursimet për ekspeditat që bëjnë studentët duke kërkuar që të tërhiqen dhe të jenë pjesë e buxhetit të universitetit. Kërkesa e tretë është vënia në funksion e godinës së re të Universitetit të Shkodrës brenda janarit të vitit të ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!