Arta Marku mesazh para mbledhjes së prokurorëve

schedule22:13 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 22:13 - 10 Dhjetor, 2018

Nesër në mëngjes do mbahet mbledhja e përgjithshme e prokurorëve, të cilët do zgjedhin anëtarët prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, në një mesazh publik, thotë se është dita kur prokurorët i japin jetë qeverisë së re të sistemit prokurorial, si ingranazhi i rëndësishëm i makinerisë së madhe të reformës në drejtësisë, pasi me ngritjen e KLP, kjo reformë hyn në fazën e plotë të zbatimit të saj.

Marku thotë se kështu i hapet rruga edhe krijimit të strukturës së posacme kundër korrupsionit e krimit të organizuar, që njihet me akronimin SPAK, si dhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me mandat.

Marku i fton prokurorët të marrin pjesë në këtë mbledhje jo vetëm si detyrim ligjor, por edhe si shenjë e përgjegjësisë së lartë, për ngritjen e institucioneve, e në funksion të integrimit të vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!