Shqiptarët bllokohen sërish në Han të Hotit: S’na njohin testet, kërkojnë ta bëjmë këtu 23 euro

schedule08:59 - 15 Shtator, 2021

schedule 08:59 - 15 Shtator, 2021

Mëngjesi i sotëm ka sjellë sërish probleme në kufirin e Hanit të Hotit me kalimin e punonjësve shqiptarë në Mal të Zi. Gazetari Simon Shkreli raporton se edhe pse me të dy dozat duhet të presin edhe  14 ditë për të kaluar kufirin sipas masave të reja.

Tashme është vendosur pranë Pikës Kufitare një qendër testimi. Ndërkohë, për punonjësit kostoja e tamponit 23 euro është e papërballueshme.

“Kemi protestuar edhe dje. Shteti jonë ka të drejtë të na hapë rrugën. Me testin që është bërë 23 euro këtu, është e papërballueshme. Nuk i lejojnë testet në Shkodër, thonë t’i bëjnë këtu. Unë i kam bërë të dyja vaksinat dhe nuk po i njohin,” thotë një qytetar.

“Unë e kam kaluar Covidin dhe këta nuk ma njohin,” thotë një tjetër.

“Nuk na e pranojnë testin që kemi, duan ta bëjmë këtu 23 euro,” shprehet një qytetar, i cili është kthyer.

Masat e reja u vendosen ditën e djeshme në palën malazeze dhe kjo solli problematike për punonjësit shqiptar. Janë 100-200 punonjës ditorë që mbajnë familjet me këtë punë krahu në shtetin malazez. g.v/abcnews.al