Me kazma, lopata dhe shkurre, banorët vënë në kontroll flakët në Gjinar

schedule22:48 - 14 Shtator, 2021

schedule 22:48 - 14 Shtator, 2021

Pas disa orësh në flakë, zjarri në majën e Bukanikut, në njësinë administrative Gjinar në Elbasan është drejt fikjes.

Gazetari i “ABC”, Aldo Kozarja raporton se janë vetë banorët e zonës që po përballen me flakët me mjete rrethanore, shkurre, kazma dhe lopata për të parandaluar përhapjen.

https://youtu.be/_dqEIziinhM

Zona ku ka rënë zjarri është e përbërë nga pisha, dushk dhe shkurre të ndryshme. Megjithatë banorët ende shpresojnë për një ndërhyrje nga ajri që do të shuante plotësisht flakët./ Abcnews.al